Në një fjalim të mbajtur në Ankara, në 10-vjetorin e Konferencës së përvitshme të Ambasadorëve, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha këtë të hënë se, pret që sulmet ndaj ekonomisë turke do të vazhdojnë.

Megjithatë, ai parashikoi se lira turke do të rikthehet në “nivele racionale” shumë shpejt, pasi monedha turke ra në nivelin më të ulët rekord, duke u këmbyer me më shumë se 7 dollarë amerikanë.

Erdogani, i cili e përshkroi rënien e lirës si pasojë e një komploti, më shumë sesa parimeve fundamentaliste ekonomike, tha gjithashtu se përhapja e lajmeve të rreme mbi ekonominë ishte një tradhti dhe se veprimet e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin një “thikë pas shpine” kundër Ankarasë.

Reagimi i presidentit turk erdhi në ditën kur lira turke regjistroi minimumin historik kundrejt dollarit amerikan, e po ashtu në ditën kur Banka Qendrore e Turqisë vendosi të ndërmarrë masa për rikuperimin e saj. Por, pasojat e krizës turke rrezikuan këtë të hënë edhe euron, si pasojë e frikës së investitorëve se kriza mund të përhapet edhe më te

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj