Drejt zhdukjes një nga traditat e lashta të Korçës

0
1798

Askush nuk është interesuar për gjurmët e para të urbanizimit të Korçës. Çezmat publike janë zhdukur, dhe prej tyre ka mbetur vetëm një.
Tradita e çezmave publike të Korçës po shkon drejt zhdukjes. Edhe pse ato shënojnë fillimet e urbanizimit te qytetit dhe janë ndërtuar dy shekuj me parë, sot janë degraduar dhe janë jashtë funksionit.

Dikur në këto çezma udhëtarët shuanin etjen, ndërsa korçarët mblidheshin për të shkëmbyer të rejat e ditës. E veçanta e ndërtimit të çezmave publike të Korçës, është pozicionimi i tyre në forme tetëkëndëshi, që ju shërbente të ardhurve, për tu orientuar në qytet.

E vetmja çezmë publike, që i ka rezistuar kohës, është ajo e Papallambro Ballamacit, që ndodhet në lagjen 2 të qytetit. Tek të tjerat, nuk mungon vetëm uji. Më të njohurat, si çezma e Amzes, çezma e Arave dhe ajo e Radanecit, janë dëmtuar dhe mbushur me mbeturina.

Në periudhën e komunizmit, një pjesë, e tyre u mbrojtën dhe restauruan nga mjeshtërit korçare të gdhendjes së gurit. Për qytetaret e Korçës, për të cilët çdo çezmë përfaqëson jo vetëm një element të traditës, por edhe histori personale, është e papranueshme mosndërhyrja e vendoreve ndër vite.
As në periudhën e komunizmit dhe as sot, kjo lloj trashëgimie, ende nuk ka një status, që do ti garantonte mbrojtje ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj