Ku e ke “të bekuarën” ?

0
390

Ku e ke “të bekuarën” ?

Ishin përbetuar që gjithmonë do të bënin këtë gjë ndaj njëri-tjetrit:
“Ai do t’i priste asaj thonjtë e këmbës çdo herë, e di…!” Po mendon se j’a kish kërkuar këtë për të treguar nënshtrim, por jo, nuk e kish mësuar kurrë formën që duhet të kishin, edhe pse e rritur mes sfilitjes dhe varfërise, gërryerjes së stomakut, priste darkën që i ati të sillte miellin e çorbës së ngrohtë. Ai i dërrmuar, me rrudhat në fytyrë e djersën e kripte të punës, thoshte :
“Mos u gjendshin… më zhvatën kohën që do të kaloja me hënëzën time që më ndriçon errësirën ku jam zhytur.” Ne tulatje qante, që përveç punëve të shtëpise, nuk mund t’a ndihmonte të fitonin edhe disa qindarka për ndonjë ushqim shtesë në rastet e festave.”Fati deshi që ajo të njihte djaloshin që e deshi të përvuajturën dhe i shërbeu derisa…” Ah po, betimi ! Ai kish mësuar t’i priste ata përsosmërisht, ç’do herë i shpjegonte asaj si duhej bërë; Ata thonje,nuk duhet t’a gervishtnin trupin e tij, të ndaluara ato… që e vrisnin atë këmbë që ai e puthte çdo herë që e kërkonte dhe gjente ngushëllim midis gishtash duke i prekur një nga një, i numëronte sikur të shumoheshin në sekonda, duke ndier atë pakëz arome djerse të njomë e afshndjellëse, e ajo nuk i thoshte asnjëhere jo. E kishte mbajtur premtimin derisa një ditë ajo u largua, me shënimin poshtë derës: “Do te jetë dikush tjetër ai që do më shoqërojë e do më përplasë në surrat derën e varrit një ditë, e unë do të hesht në vetminë time, mund të jetosh edhe pa mua.” Vuajti ai, ku gabova, pyeste edhe me zë! Ishte ajo që e shkeli ne besë duke i “lënë ato duart e tij të mëdha” pa fërkim… kushti që ajo j’a atribuonte kohën atij, pas çdo pune, “perveshjeje”, ajo j’a adhuronte atë kercitje gishtash, sikur për të treguar që çdo punë e kaluar në duart e tij, ishte e nisur dhe e bitisur me themeli.” Nuk deshi qe ai t’i vihej pas e t’a mërziste. J’a shkuli prej shpirti dashurinë dhe e hodhi tutje për 5 vite me radhë! Ai e priti, e ajo, në një mënyrë tjetër, paksa në detyrim! Nuk dinte nëse ai do e pranonte më! Veç kur u panë, ndjenë se “mizat trupore tashmë duhet ti vriste vetëm ai, gjahtari që ajo e kish lejuar dikur dhe sot, në atë dhomëz të vogël e që pluhuri e kish rënduar ajrin, por…” “Ishin dashuruar gjithmonë në zhurmë!”
Këtë herë ai nuk e beri atë “përveshjen e zakonshme” (kërcitjen e gishtave), por shpejt filluan të pipëtinin ato zhurmat e vogla prej puthjesh e lazdrimesh vend e pavend! Çarçafet e shtëllungosur prej “rrokullisjesh të tepruara” i vrisnin si gunga, si për të treguar që: “Na keni munguar ju të dy!” I leshoi në tokë dhe me duart filloi në “zbërthime…” pas një “rrekjeje” të parezistueshme!
Ishin…” “Një zbërthim, dy!”.
“Në zbërthimin e dytë, nuk i çeli sytë, por i shtrëngoi më fortë, me një vetëbesim mashkullor e hijerëndë, duke i besuar “instiktit primitiv”!
“Në zbërthimin e parë, sytë e përgjumur më parë, pas rrëshkitjeve të pasme të duarve e të përparme… u zgurdulluan me një esëllitje që…” Sikur t’i qe ndalur frymëmarrja! Ndjeu që njëra dorë i që “mbushur plotazi” e tjetra…! Jo, nuk jam i vetëdijshëm!
“Nga kish bredhur ashtu ajo njëra, që ishte bosh?” U lodha në hamendësime, tregome …!
“U larguan”, ajo e ndjeu çalitjen!” Çeli sytë ai, për të kuptuar
“Përsene e Nastradinit”,
me duart akoma në mbivendosje…” Ajo ja largoi, ai “u zgjua”, “rrekja” që u duk para atyre çasteve , u shndërrua në një “ujk të babëzitur për mish”, si te kish vuajtur prej kohësh nga dimri i gjatë e i acartë, kerkonte poshtë “gërmadhave ushqimin” që do t’a bënte të kalonte të ftohtin, duke i dhënë pak dhjamë nga i saji nën lekurë, e ai s’do të ulërinte më në gjysmëhënën si kopeja!”
E pyeti ne britma :
“Ku është sisa ime?! ”
“Ajo e bekuar…
që Zoti e krijoi për të na rritur,
e për të mbushur këto duar!”
Kanceri i kish marrë një pjesë trupi, jo shpirtin, ajo e kish kuptuar dhe do t’a vazhdonte jetën aty ku e kish lënë, por…
A do ta donte më ai
“Këtë Trup”,
që deri pak çastesh e tërbonte?!
Ja mori të dyja duart, j’a leshoi sipër qenies së saj,
me një dridhje të vogël zeri i tha: “…është po e njëjta…”

Fjori Hysa

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj