Pazari i Vjeter i Korces

0
943

Pazari është objekt me vlera të hershme historike, kulturore e artistike. Karakterizohet nga ndërtesa një dhe dy katëshe, rrugica të ngushta e një stil ndërtimi që tërheq vëmendjen e vizitorëve. Në shekujt e kaluar pazari ka qenë vendi i shkëmbimeve të tregtarëve që vinin jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Turqia, Greqia, Trieste dhe Venecia. Ai ka qenë i shquar për hanet e vendosur njëri pas tjetrit ku ia vlen të veçohet Hani i Elbasanit dhe Hani i Manastirit, të cilët shërbenin si fjetore për njerëzit që vinin nga jashtë qytetit. Tregu me rreth 1.000 dyqane arriti kulmin e tij gjatë fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX. Në strukturën urbanistike të qytetit, pazari krijonte një ansambël më vete. Të dy pjesët e pazarit që ndaheshin nga lumi lidheshin me ura të drunjta, ndërsa rruga kryesore që vinte nga qyteti e kalonte lumin mbi një urë të gurtë me qemerë, sipër së cilës ngriheshin dyqane. Pazari është djegur tre here, por është ndërtuar sërish. Pazari i vjetër iu nënshtrua rikonstruksionit të plotë në vitin 2015, duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme historike, ekonomike dhe turistike të qytetit dhe gjithë rajonit. Nje investim i cili tjetersoi imazhin e ketij pazari dhe i riktheu atij vlerat historike.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj