Si të zgjidhni mandarinat më të ëmbla

0
337

Mandarinat janë frutat më të vlerësuara të kësaj kohe të vitit: të ëmbla dhe me lëng, ato janë të përsosura për t’u konsumuar si një mëngjes i lehtë, për t’ua dhënë fëmijëve me vete ose si ëmbëlsira. Ato janë agrumet më të konsumuara pas portokallit dhe limonit: janë më të vogla se portokalli, por përmbajnë të njëjtat vitamina dhe vlera ushqyese. Nga mandarinat u krijuan dy lloje hibride, të njohura si ‘mandarancio’ dhe ‘Clementine’, të cilat morën emrin e murgut misionar Clement Rodier, që filloi kultivimin e tyre në Algjeri.

Mandarinat në kuzhinë

Në kuzhinë mandarinat kanë përdorime të shumta. Në veçanti, lëngu i tyre është përdorur për përgatitjen e pudingëve, përgatitjen e kremit ​​bavarez, sufleve, përveç kremrave ​​dhe salcave delikate. Me karafil dhe mandarina ju mund të dekoroni ëmbëlsira ose torta të ndryshme. Lëkurat e tyre, janë të pasura me vitamina, janë aromatike, perfekte për përgatitjen e likereve.
 

Si t’i përzgjidhni ato

Zgjidhni mandarina të ëmbël dhe me lëng. Ja 5 këshilla për të shmangur gabimet.
1. Mandarinat duhet të kenë një ngjyrë të ndritshme portokalli të theksuar. Lëkura e tyre nuk duhet të ketë njolla të errëta dhe duhet të jetë e paprekur.
2. Preferoni mandarina që ende kanë gjethet bashkëngjitur. Nëse ato janë të gjelbra dhe të forta, atëherë keni garanci që janë të freskëta dhe janë korrur në kohën e duhur të maturimit.

 

3. Kontrollo peshën. Kur janë më të rënda do të thotë se janë më të pasura dhe me lëng të ëmbël.
4. Edhe kur i heq lëkurën mandarina është e butë dhe duhet të jetë e bashkangjitur me tulin. Mos zgjidhni mandarina që qërohen me vështirësi, sepse ato nuk kanë arritur ende pjekurinë.
5. Së fundmi aroma: mandarina e pjekur dhe e ëmbël lëshon një aromë intensive dhe të këndshme. Nëse ato nuk kanë aromë, mos i blini.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj