Disa truke sesi valixhja juaj të mbajë dyfishin e rrobave

0
243

Momenti u paketimit të rrobave kur ju niseni në një udhëtim pune apo edhe për pushime, është gjithmonë pak stresues. Kjo për faktin se gjithmone priremi të marrim sa më shumë rroba me vete, ndërkohë që valixhja na kufizon, duke na bërë që të mendojmë mirë se çfarë duhet dhe nuk duhet të marrim. Por mos u shqetësoni. Ne do t’ju tregojmë disa truke sesi valixhja juaj të mbaj dyfishin e rrobave. Ekspertja Sarah Bennet tregon sesi duhet ti vendosni realisht rrobat tuaja në valixhe në mënyrë të atillë që të krijoni hapësira për të marrë me vete sa më shumë gjëra që të jetë e mundur.
Vendosni rripat dhe karikuesit brenda këpucëve
Nëse do të merrni me vete këpucë dhe çizme, sigurisht që ju zënë shumë vend, kështu që shfrytëzoni hapësirën e tyre për të vendosur rripat, karrikuesin e baterisë etj.
Vendosni të brendshmet në shallin e plazhit
Nëse shkoni për pushime plazhi, sigurisht që me vete do të keni shallet e hollë. Vendosini të brendshmet dhe rrobat e plazhit brenda tij dhe lidheni. Hapësira më e mirë është ajo mes këpucëve.
Përdorni pambuk për gjërat e qelqta
Për të shmangur thyerjen e shisheve të parfumeve nga trondijet e valixheve, përdorni pambuk leshi mes tyre.
Shmangni derdhjen e lëngjeve
Gjithmonë parfumet, shampot e vajrat vendosini në një qese të veçantë, për të shmangur derdhjen e tyre në të gjithë valixhen. Këtë qese vendoseni në një hapësirë të valixhes. Qeset e paketimit të sanduiçeve janë ideale për këtë.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj