Albana Cakshiri menaxherja Korcare qe po thyen rekord në eventet më prestigjoze ndërkombëtare si’Anëtare Jurie’

0
1644

Quhet Albana Cakshiri, një ish gazetare e suksseshme në disa prej televizioneve më në zë kombëtare dhe prezantuese e njohur. Ajo personifikon më së miri njeriun që ndjek pasionin dhe bën shumë gjëra në jetë. Është organizatorja e Miss dhe Mister Children , një risi që u jep mundësinë promovimit të bebave më të bukur shqiptarë.

Ajo zotëron patentat e disa kompanive prestigjoze për të krijuar evente dhe spektakle bukurie me standartet e tyre ndërkombëtare si TOP CHILD MODEL, WORLD RISING STAR etj.

Deri tani ka bërë fushata të ndryshme bukurie, spektakle mode në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri për Fëmijën më të bukur, gjithashtu ka realizuar një kalendar ndryshe, jo ato tipiket me vajza adoleshente të kuruara në maksimum por me beba, që gjithëkush ka qejf ti shoh fytyrat ëngjëllore që rrezatojnë vetëm pozitivitet. Dhe këtë gjë e bën prej disa vitesh.

Albana, sapo ka marr pjesë në Future Fashion Faces World , që u zhvillua në Turqi, si antëtare jurie dhe po përgatitet për Best Model of the Universe 2018, që do të mbahet në një nga kryeqytetet e modës në Milano ku është pjesë e jurisë.

Nësë i hedh një sy, profilit të saj zyrtar në rrjetin social Fejsbuk, dominojnë foto plot ngjyra, vanitoze e shumë fashion si dhe Albana e qeshur që i vesh ato. Një stil shumë konteporan dhe fin në të veshur deri diku një Lady Gaga shqiptare.

Korçarët gjithmonë ia kanë dal ta ngrejnë lart emrin e Shqipërisë dhe artit në skenat mbarëbotërore dhe të na bëjnë krenarë. Ne i urojmë Albanës shumë suksese në projektet e saj dhe sipërmarrjet e ardhshme që dinë vetëm të na mahnisin.

Gjithashtu të gjithë vajzave të talentuara modele por jo vetëm, ta ndjekin pasi është një mundësi shumë e mirë dhe portë për karrierën e tyre. Ndërkohë shumë shpejt stafi ynë do mundohet të sigurojë një intervistë eskluzive sesi lindi kjo nismë e Albanës që decentralizoi eventet e vjetra dhe solli freski në tregun e modës si dhe për ta njohur më shumë artisten dhe punën e saj./telenews.al

Arlis ALIKAJ

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj