“Femra nuk është karrige!”

0
233

“Ju them të uleni,
uluni mbi mua…rehatohuni, qetësohuni, përkëdheluni, puthuni, shtrëngohuni, në dashuri kafshërohuni…”
“ Të më thyhen brinjët, kockat të më behen dru, ky legen të marrë fund e të mos ankohet nga shtrëngimi i dashurisë suaj, nuk do të shikoj e degjoj asgjë…”
“Prit, mos u kthe, lakuriq do të mbetem nesë nuk do më blesh një palë
rroba të hajrit.”
“E njoh nderin po aq sa ju, dua si ju, kam trup si tuajin (dy duar, dy këmbë, një legen, një kraharor me më pak brinjë, diku marr frymë edhe më të thyera, një kokë e një shpatull që ju puth e ju përqafon në mbështetjen tuaj.”
Nuk di të them ;
“Sa më Duan.”
Lutem kur më përdorni;
“Mos më Përdhunoni.”
Si njëri – tjetrin të më doni.
Ju njerëz, ngrini zërin, dorën, nganjëherë edhe të dyja, kam parë të ngrihen me tërë forcën e trupit e të thonë : ’Stop’. Ne mua ulet kushdo, e unë s’po ju ndaloj, sepse dua edhe unë të njoh dashurinë e të them : “Uau e provova atë ndjesi!”
Jam romantike?
“Kam dashuruar edhe në shi!”
“Kur ai që unë e lejoj të qëndrojë mbi mua, i dehur, vjen e më shkelmon, me thyen si nje gje e pavlerë.”
“Çfarë ekziston dhe është e pavlerë?”
Atëherë, ‘strukem poshtë’ sikur të fshihem syresh dhe i pëshpëris vetes… :
“Ndryshomëni emrin,
Asnjë Femër nuk meriton të poshtërohet.”

Nga Fjori Hysa

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj