Eleni Fureira shpjegon pse nuk tregonte që ishte shqiptare

0
941

Eleni Fureira, ishte dje në darkë e ftuar në emisionin Late Night në televizionin grek ANT1 ku atje foli për shumë tema të jetës së saj.

Këngëtarja ndër të tjera u shpreh edhe për vendin e origjinës së saj, për faktin që ajo mbante të fshehta rëniët e saj dhe për vendimin që mori për ta bër publike më në fund origjinën e saj shqiptare.

“U ndjeva e gatshme për ta bër sepse në momentin që po kaloja në atë periudh të jetës time kuptova që ajo që po bëja nuk është diçka e sakt. Kuptova që tani që publiku më ka pranuar si artiste nuk mund të më refuzoi për origjinën time duke ditur që jetojmë në vitin 2017. Me siguri që në vitet 97′, 98′ dhe 00′ që mentaliteti për fat të keq ishte shumë ndryshe.” U shpreh fillimisht Eleni.

Më tej ajo u shpreh duke thënë: “Grekët nuk janë racistë më aspak. Përballimi racit i grekëve ndaj shqiptarëve ndodhi për shkak se atë kohë në shqipëri u hapën disa burgje dhe erdhën disa kriminel në greqi. Kur un bëra të ditur origjinën time mora disa mesazhe nga disa persona me famë që akoma e mbajnë të fshehtë origjinën.
Para se të shkoi në Mystique, shkova tek një kompani diskografike dhe ata sapo mësuan që un isha nga shqipëria më refuzuan dhe po qeshnin me mua. Ishte shumë ironike ajo që ndodhi para meje, u ndjeva shumë keq dhe thoja brënda vetes ” o zot, pse është kaq e keqe që jam shqiptare?”. Pas kësaj që më ndodhi kuptova që nuk mund të realizoja ëndrrat e mia nësë nuk fshihja origjinën time. Kam kaluar shumë muaj të hidhur me shumë mërzitje dhe depresion.”

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj