Lali s’bëhet tapë: Jam më i ftilluar seç dukem

0
188

Në një intervistë ndryshe në Pop Culture, Erion Veliaj nuk foli vetëm për qytetin, për hallet dhe punët që po kryhen e duhet të kryhen, por edhe për jetën e tij personale.

“Unë tapë nuk bëhem asnjëherë. Kam një sens vetëkontrolli dhe një tolerancë të madhe. Pra, me të njëjtën dozë që shumica e miqve të mi bëhen tapë, unë jam akoma në fillim. Nuk po e them si mburrje. Hera e fundit që kam dalë ishte kur kishim një ditëlindje të një prej kolegëve në zyrë. Jam më i ftilluar seç dukem”, tha kryebashkiaku.

E kush e shoqëron atë?

“Përgjithësisht dal me Ajolën. Në momentin që ajo thotë përtoj, dal me miqtë. Ajo ka një grup të vetin shoqëror dhe ndonjëherë bëhemi bashkë, kurse unë me çunat dal për futboll dhe kalçeto”, u shpreh ai. /TCH

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj