Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara/ mjeteve të luksit”;
– Klikoni butonin” Përdor” për të parë automjetet që dispononi;
– Zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni taksat përkatëse dhe klikoni butonin “Zgjidh”;
– Klikoni butonin ” Llogarit” në rast se keni taksa të papaguara për të parë vlerën e tyre;
– Në rast se do të kryeni pagesën online, klikoni butonin “Paguaj” dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën;
– Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.
– Konfirmimi i pagesës bëhet pranë drejtorisë rajonale përkatëse të DPSHTRR-së
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë
Periudha e vlefshmërisë
1 vjeçare
Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al