Si të përgatisni reçel hurme në shtëpi vetëm për 1 orë

0
526

Receli i hurmës ka një ngjyrë portokalli shumë të ngrohtë dhe aromatizohet në mënyrë perfekte me liker. Shërbehet me akullore, mbi një fetë buke ose në tarta. Shumë miq të faqes na kanë kërkuar si përgatitet receli i hurmave. Ne po ju japim nje recetë nga një italiane e vërtetë. Duhen vetëm 60 minuta per tu përgatitur.

Përbërësit:

  • 1 kg hurma te pjekura mirë, jo shumë të qullëta dhe pa shenja te zeza,
  • 100 ml konjak,
  • 1 limon,
  • 1 mollë,
  • 1/3 e një pako vanilje pluhur,
  • 600 gr sheqer.

 

Presim hurmat në copa jo shumë të vogla dhe i vendosim në një tenxhere. Qërojmë mollën dhe e presim edhe atë në copa të vogla bashkë me lekurën dhe lëngun e portokallit. I vendosim në zjarr në temperaturë të ulët dhe sa të fillojnë të ziejnë i lejmë 5 minuta dhe i heqim.

 

Përmbajtjen e tenxheres e kalojmë në mikser deri sa të krijohet një masë e njëtrajtshme. I shtojmë sheqerin dhe vaniljen dhe i vendosim në zjarr të ngadaltë dhe i trazojmë vazhdimisht duke hequr shkumën që mund të krijohet. Kjo procedurë zgjat rreth 40 minuta.

 

Në fund i hedhim dhe likerin dhe i trazojmë mirë. Mbushim vazot me recel dhe i kthejmë me kokën poshtë deri sa të ftohen. Për ti hermetizuar dhe ruajtur për një kohë të gjatë, kavanozat i vendosim kokëposhtë në një tenxhere me ujë të ftohtë duke i mbuluar plotësisht dhe i ziejmë për 20-25 minuta. Kur të ftohen i vendosim në një vend të errët.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj