Çaji sherebelës, një nga ilaçet më të fuqishme natyrale

0
455

Natyra gjithmonë ka qenë burimi më i mirë i mjekësisë dhe “fsheh” bimë të ndryshme, të cilat mund të përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Sot do t’ju flasim për përfitimet e pabesueshme të një ilaçi natyral, për problemet e qarkullimit të gjakut në shekuj me radhë.

Përfitimet shëndetësore të sherebelës:

-Lufton aneminë;
-Lehtëson lodhjen dhe simptomat e depresionit;
-Pirja rregullisht e tij, parandalon një sërë sëmundjesh që lidhen me sistemin nervor qendror;
-Trajton infeksionet orale;
-Përshpejton shërimin e plagëve të vogla;
-Lehtëson infeksionet e traktit urinar dhe problemet si cistet;
-Rregullon nivelet e sheqerit në gjak dhe trajton diabetin;
-Lehtëson një numër të madh problemesh që lidhen me sistemin e tretjes;
-Ul simptomat e menopauzës tek gratë.

 

Nëse vuani nga mishrat e dhëmbëve apo dhimbjet e fytit, duhet të bëni gargarë me çaj, të paktën 3 herë në ditë. Sherebela ka veti antibakteriale dhe antiseptike që shkatërrojnë bakteret në gojë dhe fyt.

 

Si të bëni çaj me sherebelë (Për 4 persona) 

-4 lugë çaj i zi;
-10 gjethe sherebelë;
-Litër ujë mineral natyral;
-Sheqer ose mjaltë.

Vëreni të ziejë një litër ujë dhe sapo të nisë vlimi hidhni gjethet e sherebelës dhe çajit të zi. Lërini për 10 minuta. Më pas filtrojeni dhe lëreni të pushojë për disa minuta.

 

Ndajeni në gota, dhe zbukurojeni me gjethe të freskëta sherebelë. Mund të shërbehet si e ftohtë ashtu dhe e nxehtë.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj