Sa shpesh duhet të konsumojmë djathë? Fakte interesante dhe këshilla

0
302

Sipas të dhënave të vitit 2016 shqiptarët renditen në vendet me konsum më të lartë të djathit në botë, me rreth 11.5 kilogramë për frymë në vit. Ky produkt i pasur me lëndë ushqyese dhe kaq i shijshëm është shumë i preferuar dhe gjendet gjithmonë në tryezë në të gjitha llojet e variacionet tij. Megjithëse është i shëndetshëm dhe i shijshëm, ai këshillohet që të konsumohet në racione të vogla.

Vlerat ushqyese të djathit

Djathi përmban disa lëndë ushqyese shumë të rëndësishme si kalcium dhe proteina, bashkë me vitaminën B12 dhe zinkun. Megjithatë, nëse nuk tregohet kujdes gjatë konsumit dhe llojeve të djathrave, mund të merrni më shumë kalori seç duhet. Ai përmban gjithashtu nivele të larta të yndyrës së ngopur, e cila është e njohur për të rritur kolesterolin LDL, i njohur si kolesteroli “i keq”. Megjithatë, përsa i përket përmbajtjes së yndyrës, disa djathëra janë më të lehtë se të tjerët, dhe niveli i yndyrës lidhet drejtpërdrejtë me nivelin e kalorive.

Cilat lloje djathërash duhen konsumuar?

Nga llojet dhe produktet e djathit, për nga niveli i yndyrës, renditet e para gjiza, më pas vjen ricotta, djathi feta dhe mozzarella. Djathi parmigiano, zviceran dhe cheddar janë ndër djathërat me nivele më të larta të yndyrës. Për këtë arsye, dietologët këshillojnë që të përdorni djathëra të butë si mozzarella kundrejt djathit cheddar, nëse doni të konsumoni sa më pak kalori.

Megjithëse konsumi i djathit mund të jetë më pak i shëndetshëm për shkak të nivelit të yndyrnës dhe kalorive, ai mund të jetë i dobishëm për dhëmbët. Përveç përfitimit të kalciumit dhe mineraleve të tjera, konsumimi i djathit të fortë gjeneron pështymë, që ndihmon që goja të jetë më pak acide dhe dhëmbët më pak të prirur ndaj dëmtimit dhe kavitetit.

Përdorimi i djathit gjatë gatimit

Për përfshirjen e djathit në gatim, dietologët sugjerojnë që djathi të përdoret për të shtuar shijen në ushqime dhe jo si një pjatë më vete, si zakonisht përdoret në tryezat shqiptare. Përveç përdorimit tradicional të djathit, mund të provoni që të skuqni djathë feta ose djathë dhie për ti dhënë shije një sallate, ose mund të shtoni djathë parmigiano në supën tuaj të preferuar, i cili do ti japë një shije fantastike pjatës.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj