Në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ushtruar kontrolle në akset rrugore të gjithë Qarkut.
Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjeti, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Janë vendosur në total 184 masa administrative.
Janë pezulluar 17 leje drejtimi, per drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit.
Janë ndëshkuar 46 të tjerë për parkim të gabuar.
Janë vendosur 4 masa administrative për të meta teknike.
Janë ndëshkuar me masë administrative gjithashtu 44 drejtues të tjerë, nga të cilët 37 për përdorim celulari dhe 7 për mosvendosje të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit.
Si edhe janë vendosur 74 masa administrative, për shkelje të tjera të ndryshme.
Është bllokuar 1 mjet pa dokumentacionin e nevojshem per te qarkulluar.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, këshillon çdo përdorues rruge që të respktojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke eleminuar çdo shkak që shërben si burim aksidenti.
Kontrolle të tilla, nga ana e punonjësve të Qarkullimit Rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët e tjera në vijim.