Zjarr në një hyrje pallati në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri ka rënë në lagjen nr.5 të qytetit të Korçës ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një ngrohëse.
Si pasojë e flakëve një person është lënduar lehtë nga asfiksimi, ndërkohë po merr ndihmë mjekësorë bë spitalin rajonal te Korçës.Gjithashtu në banesë ka edhe dëme të shumta materiale.Në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrfikësja.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 04.01.2021, rreth orës 16:14, në lagjen nr. 4, ka rënë zjarr në apartamentin e shtetasit A. Dh., rreth 75 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë ka patur probleme shëndetësore dhe u dërgua për ndihmë në Spitalin e Korçës.
Nga të dhënat e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë përdorimi i një rezistence elektrike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .