Grabitjet në zonën e Korçës vazhdojnë. Në fshatin Bulgarec i cili ndodhet shumë pranë qytetit është bërë “goditja” e radhës.
Në një godinë me 2 dhoma ku pronarët e tokës prej 2 dyllym metrave, ku ndodhen dhe 100 rrënjë mollë, e përdorin kryesisht për ruajtjen e materialeve të cilat ju nevojiten për mirëbajtjen dhe përpunimin e ambientit përkatës.
Grabitësit në pamundësi për të thyer ose hapur dyert për tu futur në godinë, thyen murin dhe pasi u futën te një dhomë, thyen edhe murin e përbashkët të dy dhomave.
Pronari atë natë mungonte dhe ditën tjetër kur vizitoi ambientin kuptoj se çfar kishte ndodhur, duke lajmëruar direkt policinë e shtetit.
Policia shkoi direkt tek vëndgjarja duke marë masat përkatëse dhe është në kerkimin e personave ose personit që ka kryer këtë vepër. Deri tani dyshon në disa persona madje ka thirur edhe 2 të dyshuar në komisariat. Zona është duke u ndjekur me kujdes nga policia.
Kostoja e materialeve që janë grabitur është rreth 300€ por dëmi më i madh për pronarin është prishja e murit të dy dhomave. Rreth 80 pont për mur janë prishur.