Pandemia e COVID-19 I gjen me valixhe në dorë një pjesë emigrantësh shqiptarë që provojnë në këtë situatë karantine se nuk janë të mirëpritur as në atdheun e tyre.
Në doganën e Kapshticës janë bllokuar 54 shtetas shqiptarë, mes tyre gra e fëmijë. Ata nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri pasi kanë kryer procedurat dhe kanë marrë vulat e daljes nga dogana greke.
Të mbetur rrugëve, as këtej as andej në tokë neutrale, këto grupe emigrantësh vuajnë edhe më shumë nga pritja pa përgjigje në kushtet e të ftohtit.
Një emigrant shqiptar nga Athina që kontaktoi me Korça Report tha se vëlkai I tij ka mbetur I bllokuar prej orësh në doganën e Kakavijës. Në të ftohtin prej dimri udhëtarët e bllokuar nuk gjejnë asnjë rrugëzgjidhje.
‘Qeveria dhe kryeministri Rama të bëjnë diçka me këta njerëz të mbetur rrugëve. Ose ti lejojnë të hyjnë në Shqipëri ose të marrin masa ti kthejnë përsëri në Greqi’ apelojnë të afërmit e emigrantëve që janë kapur nga ky ngërç në kufi.
Nga ana e saj Drejtoria e kufirit dhe migracionit në Korçë I qëndron refuzimit të lejes për këto grupe udhëtarësh në kohë koronavirusi. Burime të saj kanë bërë me dije se deri në një urdhër të dytë nuk do të lejojnë hyrjen e shtetasve shqiptarë nga Greqia duke ju përmbajtur rregjimit të mbylljes së kufirit.
Në adresë të kryeministrit Rama mbrëmë gjatë komunikimit të tij me qytetarët pati ankesa edhe nga shtetas shqiptarë të gjobitur në Greqi nga skadimi I afatit 90 ditor.
‘Zoti kryeministër, sot nga pala greke janë gjobitur reth 12 persona për tejkalim të afatit 90 ditor. A jeni në ndjeni për këtë gjë? Gjobat janë 1200 € Mos publikoni lajme të rreme që nuk do gjobiten nga qeveria greke po bëni diçka humane’ shkruante një shtetas shqiptar nga Greqia.