E enjte, 28 Janar, 2021

Hyjnë në atdhe emigrantët e bllokuar në Kapshticë, karantinohen në hotel

Emigrantët shqiptarë të cilët kanë qenë të bllokuar në tokën neutrale në Kapshticë kanë mbërritur në hotelin në qytetin e Korçës mbrëmjen...

POSTIMET E FUNDIT

Grabitet shtëpia e një kambisti në Korçë/ Pronari përleshet me tre autorët

Rreth orës 06:10, të mëngjesitë të sotëm, në lagjen nr. 1, në rrugën e...

Moti në Korçë ndërpreje energjie në disa zona dhe rrëshqitje dherash në Moglicë

Korça ka pasur një situatë më të stabilizuar se qarqet e tjera sa i...

Skandali në Bashkinë Devoll/ Fiton firma me 100 milionë lekë më shumë ofertë

Skandaleve me tenderat nuk i ka shpëtuar as Bashkia Devoll. Kjo bashki ka hapur një garë për mirëmbajtjen e rrugëve, në të...

Asfiksohet nga rënia e zjarrit prej rezistencës elektrike 75 vjeçari në Korçë.

Zjarr në një hyrje pallati në qytetin e Korçës.Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri ka rënë në lagjen nr.5 të qytetit të...

Korcë, dhunon komshijen e moshuar, agresori endet i lirë në qytet!

lbert Panariti, një qytetar nga Korça denoncon në “Stop” dhunën që i është bërë bashkëshortes së tij 62-vjeçare, Elda Panariti nga fqinji i tyre, Luan Ashiku, për shkak të një konflikti pronësie. Zonja prej disa ditësh ndodhet në spital me dëmtime serioze në kokë, fytyrë e bark. Por si për ironi, agresori Ashiku endet i lirë në qytet. Pas interesimit të bashkëshortit Panariti dhe gazetarit të emisionit “Stop”, rezulton se prokuroria, policia dhe mjekësia ligjore, po zvarrisin çështjen, në mënyrë që Luan Ashiku t’ia hedhë pa lagur, ose me sa më pak pasojë. “Emisionit “Stop” iu drejtova se më është bërë një padrejtësi shumë e madhe. Më 22 Nëntor 2017, ditën e premte ora 10:00, komshiu im Luan Ashiku godet gruan time me grushte edhe në bark, edhe në fytyrë dhe gruaja ime rrëzohet me kokë në trotuar dhe ka ndenjur mbi 15 minuta në koma. Isha në një siklet të tmerrshëm sa thashë se më iku gruaja. Erdhi ambulanca më mori gruan dhe sot ajo është e shtruar në spital. Shkaku që bashkëshortja ime u dhunua nga komshiu ishte një konflikt pronësie që unë kam prej vitesh, por sot për mua ka rëndësi jeta e gruas sime, se sa ky konflikti i pronësisë”, tha Albert Panariti. Gazetari: Sa ditë ke këtu? Elda Panariti: Është ditë e tretë sot Gazetari: Doktorët çfarë kanë thënë? Elda Panariti: Nuk e di unë e shkreta… Gazetari: Ecën dot? Elda Panariti: Jo nuk ec dot, humb ekuilibrin, më vjen vërdallë edhe vjell në mënyrë të tmerrshme. Është kaq i fuqishëm dhe nuk pyet as shtetin o bir. Unë jam Luan Ashiku dhe bam në kokë. Gazetari: Me çfarë të goditi? Elda Panariti: Me grusht. Në kokë, në bark dhe pastaj më ka ngritur peshë dhe nuk mbaj mend më. Shkak për këtë konflikt dhe dhunë është bërë ndërtimi i një pallati dhe shtëpia e zonjës Panariti është ngjitur me vendin ku po ndërtohet shumëkatëshi. Policia e Korçës arrestoi në flagrancë Luan Ashikun, por e liroi pas disa orësh. Albert Panariti: “Ky që bëri këtë krim ndaj gruas sime, ndaj një femre, ndaj një të moshuare 62-vjeçare. Nuk vazhdoi as 10 orë dhe policia e ka nxjerrë, është prapë në rrugë. Kjo më çuditi. Ku nuk kam vajtur, vajta në polici, vajta në prokurori, ku s’kam vajtur, dhe nuk po e gjej dot të drejtën”. Polici Alqi Rropi: Dokumentet, që u bënë atje.., është bërë në vendngjarje dhe ka kaluar çështja në prokurori, këtë ta garantoj unë. Interesohu kush ka qenë prokuror i gatshëm dhe merr takim me prokurorin. Albert Panariti – Mua më drejtoi Alqi, i plotfuqishmi i lagjes. Prokurori Edmond Shytka: Thuaj atij Alqit, të mbajë vendin aty, ku e ka! Albert Panariti: Unë nuk kuptoj një gjë: pse ai krimineli, që goditi gruan time për vdekje, është jashtë, nuk vazhdoi më shumë, se 10 orë? Prokurori Edmond Shytka: Këtë, që ta kuptosh ti, e ka policia. Albert Panariti: E ka policia? Prokurori Edmond Shytka: Policia nuk i ka sjellë akoma materialet. N.q.s, do t’i sjellë materialet policia në prokurori, atëherë do të veproj unë. Prandaj të thashë: unë s’kam materiale nga policia, që të ketë sjellë pranë prokurorisë, që të m’i japin mua, që të arrestoj. N.q.s, policia do të bëjë punën dhe t’ia sjellë materialet prokurorisë, n.q.s, policia nuk i bën punët, ashtu siç e përmban ligji, mos të verë ty në siklet, që të fillosh, që të bësh një farë debati, ose të mendosh, që prokuroria nuk po vepron. — Albert Panariti: Po pse nuk e ke dorëzuar në Prokurori? Inspektori Igli Mele: O, ti zotëri! Dhe njëherë po të them, janë ditë pushim… Albert Panariti: Janë ditë pushimi? Po mirë, ditë pushimi, vetëm për të dalë ai nga burgu, janë ditë pushimi? Inspektori Igli Mele: Këto janë… këto. Me mua, ke personin e gabuar, që më flet në këtë mënyrë. Mirupafshim! Faleminderit! Albert Panariti: Ju kini, brenda 48 orëve, të bëni atë aktin mjeko-ligjor dhe pret kjo punë, që të mbarojnë pushimet, pa të bëhet akti ligjor? Mjeku ligjor Gjergji Kacauni: Po dhe pret mo, zotëri! Albert Panariti: Po si pret?! Ajo gruaja, në vend të rregullohet më mirë, më keq është, se dita e parë. Mjeku ligjor Gjergji Kacauni: Po, mirë mo,nuk e kuroj unë. Albert Panariti: Po, ti nuk e kuron. Ju, si e keni me ligj, duhet ta bëni aktin e ekspertimit brenda 48 orëve? Se ai, prokurori, më tha: s’më kanë sjellë tha… Mjeku ligjor Gjergji Kacauni: Po e bëj unë, brenda 48 orëve pa konkluzione. E çfarë zgjidhe ti në këtë mes?! Albert Panariti: Si? Si e bën ti? Mjeku ligjor Gjergji Kacauni: Hiç, asgjë s’bëj unë. Ik tani! Mirupafshim!/tv klan

Latest Posts

Grabitet shtëpia e një kambisti në Korçë/ Pronari përleshet me tre autorët

Rreth orës 06:10, të mëngjesitë të sotëm, në lagjen nr. 1, në rrugën e...

Moti në Korçë ndërpreje energjie në disa zona dhe rrëshqitje dherash në Moglicë

Korça ka pasur një situatë më të stabilizuar se qarqet e tjera sa i...

Skandali në Bashkinë Devoll/ Fiton firma me 100 milionë lekë më shumë ofertë

Skandaleve me tenderat nuk i ka shpëtuar as Bashkia Devoll. Kjo bashki ka hapur një garë për mirëmbajtjen e rrugëve, në të...

Asfiksohet nga rënia e zjarrit prej rezistencës elektrike 75 vjeçari në Korçë.

Zjarr në një hyrje pallati në qytetin e Korçës.Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri ka rënë në lagjen nr.5 të qytetit të...

MOS HUMBISNI

Aksident ne aksin Korce-Pogradec ne afersi te fshatit Sovjan

Aksident ne aksin Korce-Pogradec ne afersi te fshatit Sovjan.Mesohet se nje mjet ka dale nga rruga duke perfunduar ne kanal e per...

Tërmeti goditi Shqipërinë, Italia dhe Greqia nisin skuadrat speciale

Italia dhe Greqia kanë nisur me avion skuadra speciale për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit.

Dhjetëra degë të mbyllura, Universitetet nisin vitin e ri akademik të përgjysmuar

Në nisje të këtij viti të ri akademik 2019-2020, raportohet për një rënie të ndjeshme të numrit të studentëve të regjistruar.

Makina kthehet përmbys në Korçë

Një përplasje e fuqishme dhe e frikshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Dy makina janë...

Aksident në aksin Korçë-Maliq, humb jetën 21-vjeçarja

Një 21-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë në Vloçisht të Korçës, në aksin Korçë – Maliq. Sipas Policisë,...

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.