Koronavirusi shkakton një viktimë në distancë për Korçën. Ka ndërruar jetë mësuesi grek që punonte në shkollën private ‘Omiros’ I prekur nga COVID-19. Lajmin e keq e ka dhënë televizioni ABC News që I referohet një kolegeje të tij.
Mësuesi 51 vjeçar rezultoi I infektuar me koronavirus në fillim të muajit mars. Ai qëndroi në gjendje karantine në Kostur dhe më pas u trajtua në një spital të Selanikut por nuk arriti të mbijetojë. Ka të dhëna se mësuesi grek vuante edhe nga sëmundje të tjera, raportoi ABC News.
Lajmi I prekjes me COVID-19 I mësuesit të ‘Omiros’ alarmoi prindërit e shumë fëmijëve sapo morrën njoftimin nga drejtoria e shkollës. Një pjesë e tyre deklaruan vetkarantimimin nga frika e përhapjes së infektimit. Por, tashmë pas më shumë se tre javësh, nuk rezuton ndonjë rast tjetër me koronavirus pas atij të mësuesit grek që ka humbur jetën.