Personat me leje qëndrimi të skaduar në Greqi brënda vitit 2020 si dhe personat që janë me vërtetim blu, për të kaluar nga Shqipëria në Greqi do duhet disa ditë përpara të nisin email tek Ambasada ose konsullatat Greke për të marrë vërtetim që do kalojnë.
Në email duhet të shkruhet
- Emër Mbiemër i personit që udhëton
- Data e udhëtimit
- Vëndi dhe adresa ku shkoni në Greqi
- Nëse udhëton me makinën e vet targa e makinës
- Nëse udhëtoni me autobus emrin e firmës që udhëtoni
- Fotografi të pasaportës
- Fotografi të lejes së qëndrimit dhe pasaportës
Sygjerojmë që ky email të dërgohet disa ditë përpara udhëtimit, për shkak të fluksit të punës përgjigjet vonojnë.
Vini re. Qytetarët që jetojnë në Vlore Mallakastër, Fier, Berat, Gramsh , Librazhd, Elbasan, Peqin, Kavaje, Tiranë,Durrës, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbim, Lezhë, Mirditë, Dibër Kukës, Pukë, Shkodër, Malësi e Madhe Tropojë dhe Has duhet të dërgojnë email tek ambasada greke në Tiranë në emailin grcon.tir@mfa.gr
Për personat që jetojnë në Gjirokastër, Sarandë , Tepelen Delvinë, Himarë, Përmet, Konispol duhet të nisin email tek konsullata e përgjithëshme në Gjirokastër në email grgencon.arg@mfa.gr
Për personat që jetojnë në Korçë, Pogradec, Maliq, Bilisht duhet të nisin email tek konsullata e pergjithëshme e Korçës grgencon.kor@mfa.gr
