Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte sot në Korçë ku u takua me drejtuesit e policisë të qytetit.
Mësohet se Lleshaj kërkoi luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit.
Gjithashtu ministri i Brendshëm kërkoi shërbim korrekt ndaj qyetetarëve dhe vlerësim të rasteve të denoncimeve të tyre.
Sipas Lleshaj duhet të rritet forca zbuluese për ruajtjen e vendit si dhe parametrat e sigurisë rrugore.
Ministri Lleshaj u shoqërua sot në Korçë nga Drejtori i Përgjithshëm i policisë Ardi Veliu.