Policia e Korçës bën të ditur se vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në kuadër të punës së kësaj policie, është edhe një bilanc një javor me arrestime e masa të ndryshme.
Në të gjithë qarkun kanë funksionuar pika kontrolli statike e të lëvizshme, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë 28 shtetas.
Nga ana e patrullave të rendit, si edhe atyre të Policisë Rrugore në total në të gjithë qarkun janë vendosur 841 masa administrative.
• Janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të paligjëshme.
• Janë arrestuar në flagrancë 26 shtetas nga të cilët:
15 shtetas për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
4 për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
2 për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
2 për veprën “ Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
1 për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuestisë dhe sportive”.
1 për “Dhunë në familjë”.
1 për “Moskallëzim krimi”.
• Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 25 shtetas nga të cilët:
1 për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
4 për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
3 për “Pushtimi i tokës”.
1 për “Lidhje e paligjshme e energjisë elektrike”.
1 për “Moskallëzim krimi”.
1 për “Falsifikimi i dokumenteve”.
2 për “Dëmtime me dashje”.
1 për “Organizim të lotarive të palejuara”.
3 për “Prerje të paligjshme e pyjeve”.
1 për “Plagosje e lehtë”.
2 për “Kanosje”.
2 për “Ndërtim të paligjshëm”.
1 për “Fshehje të të ardhurave”.
1 për “Goditje për shkak të detyrës”.
1 “Prishja e qetësisë publike”.
4 Ngjarje aksidentale.
Janë plotësuar gjithashtu edhe 6 kërkesë-padi për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Gjatë javës që lamë pas, janë zhvilluar takime sensibilizuese me banorët, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, takime të cilat do të vijojnë të zhvillohen në të gjitha njësitë administrative të qarkut Korçë në javët në vazhdim.