Studentët e Universitetit ‘Fan.S. Noli’ ju bashkuan të enjten protestës së filluar në Tiranë dhe të ndezur në gjithë universitetet e vendit për disa kërkesa drejtuar qeverisë. Tarifat e studimit dhe provimeve që studentët I konsiserojnë të larta dhe si gjoba, janë në qëndër të kërkesav dhe shkaku I protestës. Edhe në Korçë, studentët kërkuan përgjysmimin e tarifave të studimit dhe provimeve të prapambetura, përmirësimin e kushteve në konvikte etj. Ata e zhvilluan protestën jo vetëm në ambjentet e universitetit, por edhe me marshime sensibilizuese në rrugët kryesore të qytetit. Nga ana e rektoratit të universitetit të Korçës, duke u njohur protesta si e drejtë e studentëve, u deklarua se universiteti ‘Fan.S. Noli’ ka tarifat më të ulta në vend dhe mund të konsiderohet si institucioni më social I arsimit të lartë në Shqipëri.
Kërkesat e studentëve që tashmë janë publikuar janë 4:
-Anullimi i VKM për tarifa shtesë.
-Përgjysmimi i tarifës së studimit.
-Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
-Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.