Dejvi Bregu është ylli i ri i Skënderbeut. Pas shënoi një gol dhe fitoi një penallti në Superkupën e Shqipërisë ndaj Laçit duke e nisur me trofe aventurën e tij me korçarët, sulmuesi i talentuar anësor la shenjë edhe në sfidën hapëse të sezonit të ri ndaj Partizanit duke fituar 11-metërshin që i dha fitoren skuadrës së Shehit.

Në intervistën e tij për Supersport, Bregu nuk ka dyshime për penalltinë.

Penalltia?

Ishte neto, duket qartë. Hoxha nuk e preku topin, ndërsa më ndali me faull. Ishte e vështirë ta kapja, sepse fusha ishte e lagur dhe topi rrëshqiste shpejt, por ia dola mbanë të fitoja një penallti me shumë vlerë.

Start i mbarë?

Jam shumë i kënaqur, kam shënuar, kam fituar një penallti sot, gjithçka perfekte.Një vlonjat te Skënderbeu? E çuditshme, por gjithçka ndodh.

Ndryshimi mes Skënderbeut e Luftëtarit?

Në Korçë ka shumë uri për suksese dhe është një klub i mësuar me trofe. Shpresoj të bëj mirë, ashtu si bërë në Gjirokastër, ku besoj se dhashë maksimumin.

Vështirësi ndaj rivalëve që mbrohen fort?

Është normale që të kem, dihet që rivalët do mbrohen fort, por skuadra është cilësore dhe më ndihmon shumë, ndaj nuk besoj se do të kem probleme.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj