Daja: Ndaj Dinamos së Kievit luajmë vetëm për një rezultat, nuk kemi frikë

0
236

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur për mediat para ndeshjes me Dinamon e Kievit. Daja tha gjatë konferencës për shtyp se ndaj ukrainave do të synohet vetëm fitorja.

Nesër do të luajmë vetëm për tre pikët, rezultatet e tjera nuk na shërbejnë. Duhet të kemi ekuilibër në mënyrë që të mos pësojmë gol, pasi ndryshe do ta kemi shumë të vështirë. Ka një motivim maksimal, duhet të kemi një shkallzim shumë të fortë që të mos marrim sulme nga kundërshtari, duhet të jemi agresiv para portës që të shkojmë me disa lojtarë. Pozitiv është fakti që kemi luajtur si të barabartë, kemi bërë një futboll të hapur dhe mjaft të ekuilibruar, kjo është një arritje për futbollin shqiptar”, deklaroi trajneri i Skënderbeut.

Nuk kemi ndjesinë e inferioritetit dhe luajmë si të barabartë. Ja kemi kthyer pritshmëritë publikut, duke luajtur si të barabartë. Kundërshtarët nuk luajnë me ngarkesë emocionale, por plus për ne është që ata mund të mos jenë shumë të motivuar. Ky është thjesht paragjykim. Nuk na tremb asgjë, e kemi treguar këtë”, tha Daja.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj