“Dëgjo, Mëso, Përparo”, Ujqërit e Dëborës numri një në Shqipëri për koreografi.

0
3289

Nëse flasim për tifozeri, kampionati shqiptar le shumë për të dëshiruar, pasi shpesh herë shohim stadiume të zbrazët dhe pa spektakël në tribuna. Tifogrupi “Ujqërit e Dëborës” është një ndër të paktat tifozeri që dhuron spektakël në shkallët e stadiumeve shqiptare. Arma më e fortë e tyre janë koreografitë, jo vetëm për numrin e shumtë që ata shpalosin në stadiumet tona, por edhe për mesazhet apo thumbimet qe ata transmetojnë me anë të banderolave gjigante.

Vetëm një javë më parë, në “Selman Stërmasi” në përballjen Partizani-Skënderbeu ata shpalosën një mesazh thumbues për rivalët e tyre “JU KAMPIONËT E KOMITET, JO MË PJESË E REALITETIT, SKËNDERBEU ME MERITË, EUROPËN SOT TRADITË”. Por në mbrëmjen e sotme ata kishin përgatitur një super koreografi, e cila ishte një thumbim jo vetëm për ekipin rival në fushë, por për të gjithë rivalët kryesorë të ekipit të Skënderbeut. Një klasë ku mësuesi ishte një ujk i veshur me fanellën bardhekuqe të Skënderbeut, katër nxënës të cilët simbolizonin ekipet e Kukësit, Partizanit, Flamurtarit dhe Tiranës, tre të parët të ulur në banka ndërsa ky i fundit duke zgjatur kokën tek dera (një detaj shumë interesant ky), në dërrasë të zezë katër ekipet e kaluara këtë sezon në Uefa Europa League dhe logoja e saj,  ndërsa në një tabelë të vendosur në murin e klasës shkruhej “DËGJO, MËSO, PËRPARO”. Skënderbeu është ekipi i vetëm shqiptar që ka marrë pjesë në kompeticionet europiane, duke qenë pjesëmarrës dy herë në tre vitet e fundit në “Europa League” dhe ekipet e tjera duhet të marrin leksione prej tij. Ky ishte mesazhi që përcillnin Ujqërit e Dëborës me anë të kësaj koreografie.

Kjo ishte koreografia e dytë e përgatitur për këtë sezon nga ana e tifogrupit “Ujqërit e Dëborës” (pa flamurin gjigant kuqezi të hapur në ndeshjen kundër Partizanit të Beogradit), pas asaj super koreografie në fazën e dytë të UEL kundër Kairat Almatit,  ndërkohë që rivalët e tyre ende skan bërë asnjë koreografi për këtë sezon. Të presim dhe të shohim se me çfarë do të na surprizojnë Ujqërit e Dëborës në koreografin e radhës. korcanews korcanews

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj