FOTO+VIDEO / Spektakolarë tifozët mbrëmjen e djeshme në mbështetje të Skënderbeut

0
1915

Edhe në rast fitoreje, mbrëmjen e djeshme përballë Young Boys, Skënderbeu nuk kishte mundësi për kalimin e grupit në Europa League, por për tifozët nuk kishte shumë rëndësi, ata i dhanë mbështetje maksimale ekipit. Ndoshta më të shumtë se vendasit nuk ishin, por më të zhurmshëm se ata sigurisht që po. Në çdo cep të stadiumit “Stade de Suisse” të Bernës shikoje flamuj kuqezinj, duke treguar edhe një herë se Skënderbeu është simbol uniteti i shqiptarëve. Emigrantë shqiptarë nga e gjithë Zvicra, nga Italia, por edhe korçarë të nisur në mënyrë private nga qyteti juglindor, u bënë bashkë për të mbështetur krenarinë kombëtare, SKËNDERBEUN. Rreth 5 mijë shqiptarë, nuk ndaluan për asnjë moment brohoritjet dhe këngët. Të organizuar ishte tifogrupi “Ilirian Elit” të cilët kanë një numër të madh anëtarësh në Zvicër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj