Ilir Daja nuk shkarkohet. Reagon për Korça Lajm, klubi i Skenderbeut

0
740

Duke marrë shkas nga lajmi i përhapur sot qëllimisht në rrjetet sociale, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije qëndrimin e “KF Skënderbeu”:

– Ilir Daja ka mbështetjen maksimale të gjithë drejtuesve bardhekuq dhe nuk mund ta shkarkoje nga posti i tij as Kukësi as edhe ndonjë ekip tjetër. Trajneri vijon punën i qetë për arritjen e objektivave të klubit. Për Ilir Dajën flasin arritjet e tij jo vetëm në Shqipëri por edhe në arenën europiane. Për të mos u zgjatur pasi jemi të përqëndruar maksimalisht tek ndeshja sot, Daja do të jetë edhe për shumë vite trajneri i “Skënderbeut”.

Zyra për Shtyp e “Skënderbeut”

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj