Katër arsyet pse Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid

0
224

Cristiano Ronaldo nuk është i lumtur tek Reali i Madridit dhe dëshiron të largohet në fund të këtij sezoni. Ai po kalon momente shumë të vështira tek Reali i Madridit, ku në tetë ndeshje ka shënuar vetëm një gol në La Liga.

Ai madje e ka konfirmuar se nuk do ta vazhdojë kontratën e tij me Realin, e cila skadon në verën e vitit 2021 dhe besohet se dëshiron të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas të përditshmes spanjolle, AS, Ronaldo ka katër arsye pse dëshiron të largohet dhe nuk është më i lumtur në Santiago Bernabeu.

1. Tentimi për të nënshkruar me Mbappe

Portugezi nuk ka qenë i lumtur kur Real Madrid kishte tentuar të transferonte gjatë verës francezin Kylian Mbappe, pasi beson se kjo ishte mungesë besimi dhe respekti për të.

2. Thashetheme rreth transferimit të Neymar

Lajmet e fundit në mediat franceze dhe spanjolle thonë se Real Madrid po përgatit një ofertë prej 200 milionë euro për Neymar, i cili shihet si zëvendësues i portugezit.

3. Paga më e vogël se sa dy konkurrentët e tij Neymar dhe Messi

Ronalo është momentalisht lojtari më i mirë në botë për të dytin vit radhazi, por paga e tij është shumë më e vogël se sa ajo e Messit dhe Neymarit dhe kjo nga Ronaldo shihet si mungesë respekti

4. Problemet me taksat

Portugezi nuk është aspak i lumtur se po akuzohet nga prokuroria spanjolle për shmangie të tatimeve, pasi beson se kjo është vetëm diçka e kurdisur kundër tij. Ronaldo insiston se ai gjithnjë ka qenë shumë i rregullt dhe madje ka paguar edhe më shumë se sa duhej.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj