Kur Skënderbeu merrte pjesë në Kupën Ballkanike

0
2771
Skënderbeu-AS Aris 2-0

Kupa Ballkanike për Klube ishte një kompeticion futbollistik i zhvilluar në vitet 1960-1993 ku merrnin pjesë klubet ballkanike të Shqipërise, Rumanisë, Jugosllavisë, Greqisë, Turqisë dhe Bullgarisë.

Edhe ekipi jonë i qytetit, Skënderbeu, e ka një eksperiencë në këtë kompeticion. Në sezonin 1977-1978 Skënderbeu mori pjesë për here të parë dhe të vetmen në historin e tij në Kupën Ballkanike. Skënderbeu bënte pjesë në grupin 2, një grup me tre ekipe ku bënte pjesë edhe Arisi i qytetit të Selanikut të Greqisë dhe Rijeka e Jugosllavisë së dikurshme. Në dy ndeshjet e para në grup të cilat Skënderbeu i luajti në transfertë, pësoi dy humbje. Më 19 tetor 1977 AS Aris-Skënderbeu 2-0 dhe më 23 nëntor 1977 NK Rijeka-Skënderbeu 6-0. Më pas në dy ndeshjet e luajtura në shtëpi, në një stadium të tejmbushur, Skënderbeu do të merrte pikët e plota. Në 21 dhjetorin e 1977-ës Skënderbeu-NK Rijeka 1-0, golin për ekipin tonë e shënoi Rramazan Rragami në minutën e 66. Dhe në 1 marsin e 1978-ës Skënderbeu-AS Aris 2-0, golat do t’i shënonte Dhimitraq Xhambazi në minutën e 16 dhe Gëzim Muhaxhiri në minutën e 25. Skënderbeu zuri vendin e dytë me 4 pikë (fitorja kishte 2 pikë).

Klasifikimi

RenditjaSkuadraPikë
1NK Rijeka6
2Skënderbeu4
3AS Aris2

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj