Nga Ervin Baku/ Skënderbeu, i pamposhtur: Sokol Kushta, kampion

0
1071

Kryendeshja e javës së 10-të i pati të gjitha. Spektaklin e mrekullueshëm të disa vajzave të talentuara, sharjet dhe ofendimet me libër shpie para, gjatë gjithë ndeshjes dhe pas saj.

Sfida pati shumë cilësi, jashtëzakonisht shumë grintë dhe dy gola. Nga një për secilën skuadër. Gjyqtarët, në një presion të madh, gabuan. Herë në favor të Flamurtarit, herë në favor të Skënderbeut. Ndaj unë besoj në integritentin e tyre të plotë.

Pas konsultimit që bëra me një ish-gjyqtar të madh francez (e bëj hera-herës, kur ai mundet) dhe pasi lexova moviolën e gjyqtarit më të mirë shqiptar (mëkat që ai nuk gjykon më), konkludoj që, gjithmone sipas mendimit tim personal dhe shumë modest:

  1. Alvesh meriton minimumi karton të verdhë (në limitin e kartonit të kuq) për bërrylin kundër Osmanit në fillim të ndeshjes (minuta e 11-të). Jo vetëm që karton nuk mori, por kryesori nuk akordoi as faull. Anësorët dhe i katërti, në gjumë.
  2. Ka penallti për Flamurtarin, kur Mici godet Xhufon (minuta 24-t).
  3. Goli i Flamurtarit, i parregullt (minuta e 37-të). E para, vjen nga një faull totalisht i paqenë. Shpatulla nuk është dorë. E dyta, Bici, off-side).
  4. Ka penallti për Skënderbeun, kur Bici shtyn Souejn në zonë (minuta e 57-të).
  5. Anullimi i golit të Flamurtarit? I drejtë… Dy lojtarët para Shehit, off-side. Si përfundim, barazim i drejtë. Flamurtari, super skuadër. Merita i shkon Shpëtimit. Duros, jo Gjikës. Meritë shumë të madhe ka edhe Idrizi.

Që Duro-i. Skënderbeu, i pamposhtur. Mbetet skuadra për t’u mundur. Dhe e kam thënë qysh në krye të herës: Vetëm Flamurtari i Vlorës mund ta ndalë Skënderbeun europian të Shqipërisë. Këtë herë nuk e bëri dot. Edhe pse korçarët kishin shumë mungesa… Dhe në fund, Vlora ka një kampion të madh: Faleminderit Koli!

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj