Skënderbe spektakolar në Shkodër

0
220

Bardhekuqtë e Ilir Dajës ju rikthyen fitoreve në kampionat me një paraqitje shumë të mirë në “Loro Boriçi”.

Vllaznia ishte ajo që shenoj golin e parë të takimit duke kaluar shumë shpejt në avantazh me anë të Berishës në minuten e gjashtë. Por kryesuesit arritën të barazojne me Kristi Vangjelin në minutën 33′. U mbyll kështu pjesa e parë me rezultatin 1 me 1.

Pjesa e dytë flet e gjitha “korçarçe”, futbollistet e Skënderbeut treguan klasin e tyre dhe nuk i dhanë shpresa Vllaznisë për të fituar diçka nga kjo sfidë. Sabjen Lilaj me penallti në të 62′-tën, Muzaka në minutën 75′ dhe Xhejms në të 88′-tën i dhanë fitoren e pastër 1 me 4 Skënderbeut.

Skënderbeu pas këtij trepikshi shkeputet akoma më shumë në kreun e klasifikimit me 8 pikë diferencën nga Flamurtari i vëndit të dytë.

Ndeshja e radhës është pikërisht ndaj vlonjatëve në Korçë. Ndeshje kjo e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj