Skënderbeu dominon dhe fiton ndaj Beslidhjes

0
2914

Ekipi korçar ka arritur të hedhi hapin e parë për kualifikimin në raundin tjetër duke fituar ndaj Beslidhjes në Lezhë me rezultatin e pastër 0 me 1.

Formacioni titullar që hodhi në fushë trajneri Ilir Daja ishte: Teqja, Jashanica, Aliti, Lulaj, Pëllumbi, Nimaga, Shkodra, Gripshi, Sahiti, Demte, Kelmendi.

Golin për bardhekuqtë e shënoi mesfushori 24 vjeçar kosovar me tipare sulmuese, Shend Kelmendi në minutën e 30′ të takimit. Kryesuesit e superiores dominuan gjatë gjithë lojës takimin dhe kishin edhe disa raste të pastra për të realizuar por që nuk i shfrytëzuan si duhet.

Kështu takimi i parë i turit të 2-të të kupës u mbyll me rezultatin 1 me 0 në favor të juglindorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj