Skënderbeu intesifikon përgatitjet e sfidës që e pret me Kukësin

0
270

Te ekipi I Skënderbeut kanë intesifikuar përgatitjet për sfidën e rradhës, atë në trasfertë ndaj Kukësit. Edhe të martën në mesditë u zhvillua stërvitja në aneksin e stadiumit, ku skuadra krahas përgatitjes fizike u përqëndrua edhe në aspektet tekniko-taktike. Shehi është përpjekur të zhvillojë edhe anët sulmuese të ekipit. Shija e fitores që mungon sidomos pas dy ndeshjeve të fundit, do tentohet të premten. Skënderbeu do të luajë në fushën asnjënëse të Kamzës javën e 16 të kampionatit. Të dyja ekipet, si Kukësi edhe Skënderbeu, do synojnë fitoren në këtë përballje për të mos lëshuar më tepër terren me kreun. Ekipi korçar pritet të stërvitet edhe ditën e mërkurë në Korçë. Nga lojtarët e tij, në këtë trasfertë do të jetë si mungesë kapiteni Radas, dhe sulmuesi Krasniqi është në dyshim për shkak dëmtimi.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj