Skënderbeu mbetet skuadra për t’u mundur

Nuk do të jetë më ai Skënderbe që dominoi kampionatin shqiptar, ndoshta është e vërtetë, por është gjithashtu e vërtetë që Skënderbeu mbetet skuadra për t’u mundur.

0
3031

 

Janë larguar të ashtuquajturit senatorë, ose ndryshe lojtarë që mbanin përgjegjësi në skuadër, si Lilaj, Gavazaj, Adeniyi, Sowe, Osmani e Mici, megjithatë ekipi shfaqi të njëjtën grinte, të njëjtën etje për sukses, ashtu si ka bërë në çdo sezon ku është shpallur kampion.

Teqja ofroi siguroi në portë, përvoja dhe cilësitë e Radasit, Vangjelit e Muzakës nuk kanë nevojë për reklamë. Aliti është një lider i padiskutueshëm. Gripshi ishte nën hijen e rëndë të futbollistëve me më shumë emër, por tashmë i është hapur rruga drejt shkëlqimit dhe hapin e parë e hodhi në Superkupë.

Krasniqi është një tjetër lojtar me aftësi të veçanta dhe nuk e ndjeu peshën e të qenit sulmuesi kryesor i kampionëve. Dejvi Bregu bëri Dejvi Bregun dhe pak persona u befasuan nga paraqitja e vlonjatit, i cili ishte i njëjti lojtar që me Luftëtarin vendoste në alarm çdo mbrojtje dhe ajo që befason është përshtatja e menjëhershme e 22-vjeçarit me skuadrën e tij të re.

Në fund Orges Shehi. Ata që e kanë provuar, e dinë që nuk është e thjeshtë të kalosh nga fusha në stol. Nëse si lojtar ke përgjegjësi për punën tënde, në rolin e trajnerit duhet të përgjigjesh për atë që bën çdo kush në fushë dhe duhet të menaxhosh në rolin e një psikologu, 23 karaktere. Shehi duket i prerë për të qenë trajner dhe ai kostum megjithëse në superkupë nuk kishte zgjedhur këtë “outfit” i shkon shumë përshtat.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj