Skënderbeu mposhti Partizanin në takimin hapës të sezonit të ri. Penallti e Muzakës në minutën e fundit i dha fitoren kampionëve në fuqi. Një fitore mes dhunës për korçarët, të cilët dështuan në organizimin e ndeshjes. Ishte Dejvi Bregu ai që fitoi 11-metërshin në minuten e 90+1-të, teksa Muzaka e ekzekutoi saktë.

muzaka

Tifozët e të dy skuadrave hyrën në fushën e lojës dhe u përplasën me njëra-tjetrën. Ndeshja u ndërpre për disa minuta, teksa rifilloi përsëri. Një ndeshje e barabartë dhe pa shumë raste shënhimi, në fund janë korçarë ata që festojnë.

policat

SKËNDERBEU-PARTIZANI 1-0

Muzaka 90+1′

90 + 1′ GOOOL SKËNDERBEU 1-0. Muzaka shënon nga penalltia. 

h{“videoid”:”1534535779529″,”type”:1,”ratio”:0.75}

90′ Dejvi Bregu pengohet në zonë, për gjyqtarin kemi të bëjmë me 11-metërsh. Karton i verdhë për Hoxhën.

http:/{“videoid”:”1534535447977″,”type”:1,”ratio”:0.75}

88′ Zëvendësim te Skënderbeu largohet Krasniqi, në fushë Oto Xhon.

84′ Rasti më i mirë i takimit për Partizanin. Mala merr një top perfekt nga e djathta, del i vetëm përballë portierit, devijon topin, por jashtë kuadratit.

83′ Ajzejraj ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrje të gabuar ndaj Bardhit.

78′ Atanda ndëshkohet me karton të verdhë.

75′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Gripshi, vendin e tij e zë Ajzejraj.

74′ Rifillon takimi, pranë golit Partizani me anë të Telushit, i cili provon nga goditja e dënimit, topi devijohet nga Teqja në këndore.

{“videoid”:”1534533732887″,”type”:1,”ratio”:0.75}

72′ Tension në triuban, tifozët futen në fushë dhe përleshen me njëri tjetrin. Ka të plagosur. Situata del nga kontrolli.

policat

66′ Bardhi bën një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Demtes në mezin e fushës, të dy lojtarët largohen për disa minuta nga fusha të dëmtuar.

62′ Ndeshja ndërpritet për 2 minuta, për shkak të tymuesve të ndezur nga tifozët e Skënderbeut.

59′ Bregu kombinon bukur me Abazin, ky i fundit provon të japë një asist për Abazin, por topi kontrollohet nga portieri Hoxha.

56′ Një tjetër zëvendësim te Partizani, largohet Progni, vendin e tij e zë Bardhi.

55′ Zëvendësim i parë te Partizani, largohet Asani, vendin e tij e zë Mensah.

49′ Përsëri Skënderbeu. Demte harkon një top në zonë për Muzakën, por ndërhyn portieri Alban Hoxha.

47′ Një pasim i gjatë për Dejvi Bregun nga Fidan Aliti, vlonjati e kontrollon bukur topin, por më pas rrëzohet në zonë, për gjyqtarin gjithçka e rregullt. Moment i dyshimte.

46′ Starton pjesa e dytë, Skënderbeu hidhet menjëherë në sulm.

Përfundon pjesa e parë, Skënderbeu-Partizani 0-0. 

45+1′ Progni gjuan fuqishëm nga distanca, jashtë kuadratit.

45+1′ Aliti provon me një gjuatje, por topi përfundon jashtë kuadratit.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

41′ Momente tensioni, Bregu dhe Asani ndëshkohen me kartonë të verdhë.

40′ Trashi kërkon të surprizojë portierin me një gjuatje nga goditja e dënimit, por kontrollohet nga gardiani i korçarëve.

39′ Ndëshkohet edhe Marko Radas me karton të verdhë për protesta.

36′ Një tjetër rast i rrezikshëm në portën e Partizanit, pas një harkimi të Gripshit, topi nga mbetur në zonë, por në fund e ka larguar Progni.

35′ Asani provon me një gjuatje drejt portës, i gatshëm Teqja që kontrollon topin.

34′ Goditja e parë nga këndi në këtë përballje, i takon skuadrës së Partizanit. Topi i krosuar nga Trashi largohet nga Aliti.

28′ Pranë golit Skënderbeu me Muzakën, i cili i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe del i vetëm, por ka neutralizuar mjaft bukur Alban Hoxha, duke bllokuar futbollistin bardhekuq.

24′ Goditje dënimi për Skënderbeu, harkon Vangjeli me të majtën, por largojnë topin futbollistët e Partizanit.

21′ Progni ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Vangjelit.

20′ Bregu futet bukur në zonë dhe kërkon hapësira për të gjuajtur, por i ndërhyn Hila, duke ia marrë topin.

18′ Muzaka gjuan fortë në hyrje të zonës, topi përfundon jashtë kuadratit.

17′ Provon edhe Partizani me një top të harkuar në zonë nga Trashi, por Vangjeli largon rrezikun.

13′ Radas provon me një gjuatje nga goditja e dënimit, topi përfundon jashtë kuadratit.

8′ Gripshi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Trashit, goditje dënimi për Partizanin.

6′ Belica provon të nisë Prognin, por kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje. Dukshëm më i avancuar futbollisti i Partizanit.

3′ Skuadrat qarkullojnë topin në mesfushë, duke u treguar të kujdesshme.

1′ Ka startuar takimi, Skënderbeu luan topin nga qendra.

SKËNDERBEU: Teqja, Radas, Vangjeli, Abazi, Aliti, Muzaka, Dita, Demte, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: O.Shehi

PARTIZANI: Hoxha, Atanda, Ibrahimi, Belica, Trashi, Telushi, Hila, Asani, Mala, Progni, Hebaj. Trajner: S.Gega

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj