Skënderbeu në futboll për femra mposht PAOK-un dhe Kosturin

0
2080

Skënderbeu në futboll për femra kthehet me trofe nga triangolarja e Greqisë zhvilluar pak ditë më parë në Kostur. 

Për dy ditë më radhë tre skuadra (Skënderbeu i Korçës, Kosturi vendas dhe PAOK-u i Selanikut u ndeshën mes njëra tjetrës për të shpallur edhe skuadrën që do të ngrinte trofeun e këtij viti, pasi kujtojmë që ky ishte trofeu i dytë pas atij të zhvilluar një vit më parë. Dhe Skënderbeu i drejtuar nga trajneri Stavrion Lako ja ka dalë të triumfojë dhe të “ç’mendë” grekët që as vetë nuk e prisnin që të ishte Skënderbeu fitues.

Në ditën e parë u zhvilluan dy ndeshje ku ekipi fitues grumbullonte dy pikë në ç’do fitore dhe barazimi vlente një pikë. Skënderbeu në ndeshjen e parë mposhti Kosturin vendas me shifrat 3-2, ndërkohë që pas asaj mposhti PAOK-un që ishte pretendent me shifrat 4-2. Me katër pikë u mbyll dita e parë e aktivitetit grek për Skënderbeun.

Në ditën e dytë Skënderbeut i interesonte vetëm një barazim me Kosturin, kështu që në ndeshjen e parë ndaj PAOK-ut hodhi në fushë rezervat dhe humbi me rezultatin 2-0. Në ndeshjen e dytë dhe të fundit të aktivitetit, korçaret fituan 2-0 me dy gola të fierakes Ke. Goro dhe përfundimisht Skënderbeu fiton triangolaren në dy ditë në Kostur të Greqisë. Super sukses ky i vajzave bardhekuqe, ndërkohë që një falenderim të madh për të gjitha lojtaret dhe trajnerit e tyre. Faleminderit që na nderuat dhe ngritët lart flamurtarin shqiptar.

Dita e parë

Kosturi – Skënderbeu 2-3

Shënuese: Dhrakaki, Gogu /  Xhindole, Kl. Goro, Gjoni

Skënderbeu – PAOK 4-2

Shënuese: Ke. Goro (2), Gjoni, Kl. Goro / Zotu, Hadarceva

Dita e dytë

PAOK – Skënderbeu 2-0

Shënuese: Fidhani (2)

Skënderbeu – Kosturi 2-0

Shënuese: Ke.Goro x2

Renditja

1.Skënderbeu 6 pikë

2.Kosturi 4 pikë

3.PAOK 4 pikë

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj