Skënderbeu nuk do të jetë vetëm në “Selman Stërmasi”

0
2289
Ujqërit e Dëborës

Ditën e nesërme, në orën 17:00 Skënderbeu do të luajë ndeshjen e javës së 12-të të Kategorisë Superiore në “Selman Stërmasi” përballë Partizanit. Dueli mes Skënderbeut dhe Partizanit gjithmonë ka dhuruar spektakël jo vetëm në fushë por edhe në tribuna. Drejtuesit e klubit kanë vendosur transport falas për të gjithë tifozët që dëshirojnë ta shohin këtë takim nga shkallët e stadiumit dhe tifogrupi “Ujqërit e Dëborës” do të jenë në mbështetje të ekipit të zemrës. Tifozët do të mblidhen në orën 11:30 përpara stadiumit “Skënderbeu” për tu nisur më pas drejt kryeqytetit. Ujqërit e Deborës do të vendosen në tribunat H1 dhe H2 të stadiumit. Bileta në këtë sektor kushton 300 lekë. Tifozët që do të udhëtojnë me tifogrupin do pajisen me biletë gjatë udhëtimit ndërsa tifozët korçarë me banim në Tiranë mund ti blenë tek biletaria pranë stadiumit “Selman Stërmasi” prej orës 09:00. Tifozët korçarë pritet të jenë në numër të shumtë ditën e nesërme duke bërë që ekipi mos e ndiejë mungesën e lojtarit të 12-të dhe të arrijë një fitore duke treguar edhe një herë se nuk ka rivalë këtë sezon në Kategorin Superiore.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj