Skënderbeu “i pamëshirshëm” ndaj Laçit/ Udhëheq i qetë në krye të tabelës

0
164

Skënderbeu ka arritur një fitore të thellë ndaj ekipit të Laçit, duke e mundur me shifrat 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23 të Superligës.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 4-ët nga Aliti e pas kësaj ndonëse Kurbinasit tentuan të reagonin ishte Ali SoWe i cili në të 36-ën minutë dyfishoi rezultatin duke sjellë qetësinë për vendasit.

Në pjesën e dytë të sfidës Sowe realizoi për herë të tretë për Skënderbeun, duke shënuar kështu edhe golin e dytë personal, ndërsa ka qenë Krasniqi i cili në minutat e fundit të lojës do të vuloste shifrat përfundimtare të takimit. Skënderbeu fiton 4 me 0 ndaj Laçit.

Pas kësaj fitoreje, korçarët udhëheqin të pashqetësuar Superligën në vendin e parë me 53 pikë, 14 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Kukësi, me të cilin u ndanë në barazim 2-2 në “Zeqir Ymeri”.

Me disfatën e sotme, Laçi bën një hap fals në ‘luftën’ për zonën ‘Euro’ duke u renditur i 4-i me 33 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj