Sot testi i radhës për Skënderbeun përpara Superkupës së Shqipërisë

0
1204

Sot Skënderbeu do të zhvillojë miqësoren e radhës ku përballë do të ketë ekipin e Besës së Kavajës. Pas asaj ndaj Maliqit, Renovës, Teutës dhe Trepçës ’89, ky do të jetë testi i 5-të miqësor për ekipin e Skënderbeut në këtë fazë përgatitore përpara fillimit të sezonit të ri. Në 4 miqësoret e para Skënderbeu ka arritur 2 fitore dhe 2 barazime.

Ekipi shfaqet thuajse gati dhe sot Orges Shehi mund të vendos përfundimisht 11 lojtarët të cilëve do t’iu japë një fanellë titullari në ndeshjen e parë sezonale në finalen e Superkupës më 12 gusht përballë Laçit.

Merkatua për Skënderbeun ende nuk është mbyllua pasi mbetet ende e paqartë e ardhmja e Bakari Nimagës dhe Fidan Alitit dhe drejtuesit janë ende në kërkim të lojtarëve të rinj ku po punohet për afrimin e një mesfushori qendror pasi ende nuk është gjetur lojtari i duhur për të zëvendësuar të larguarin Sabjen Lilaj.

Gjatë kësaj faze përgatitore Skënderbeu ka afruar një numër të madh lojtarësh të rinj ku stafi teknik do të zgjedhë lojtarët me prespektivë për të ardhmen. Duket se Orges Shehin e kanë bindur vetëm dy 18-vjeçarët, Ronaldo Isufi dhe Aldo Qoshku. Të dy këta futbollistë me shumë mundësi do të jenë pjesë e planeve të Skënderbeut dhe si të tillë mund të bashkohen me ekipin, por ekziston mundësia që të kalojnë edhe te Skënderbeu U-19, në mënyrë që të bëhen pjesë e korçarëve kur Skënderbeu i madh të ketë nevojë. Isufi është pjesë e Skënderbeut U-19, ndërsa Qoshku i dalë nga akademia e futbollit në Tiranë duket se ka të dhëna të mira dhe ka bindur trajnerin e kampionëve për potencialin e tij. Fakt është që Shehi e ka hedhur në fushë edhe si titullar në miqësoret e zhvilluara.

Sot, miqësorja kundër Besës do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu” në orën 19:00.

KorçaNews/E.B.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj