“Vrasësi” i iPhone X prezantohet nesër, këto janë të rejat e Galaxy S9

0
89

Fansat e Samsung më në fund do të mund të shohin produktin më të ri që ka nxjerrë kjo kompani, Galaxy S9 dhe S9+.

Gjithashtu Sony dhe Nokia do të jenë krahë gjigantëve të tjerë të teknologjisë duke prezantuar smartfonët e tyre të rinj në Mobile World Congress që do të mbahet në Barcelonë.

Shfaqja e përvitshme e tregtisë është eventi i vitit më i madh i telefonave. Këtë vit pritet për t’u parë gjiganti korean, Samsung, i cili do të prezantojë super pajisjet e saj, Galaxy S9 dhe S9+.

Ky produkt do të jetë kundërpërgjigjja e parë e kësaj kompanie ndaj lançimit të iPhonë X në nëntor.

Samsung ka bërë shumë punë për të përmirësuar dhe ridizenjuar kamerën në telefonat e saj.

Galaxy S9 pritet të ketë dy kamera, identifikim me gjurmë gishtash të përmirësuar dhe shumë zhvillime të tjera që do t’i gëzojë konsumatorët.

Ndërkohë kjo foto më poshtë ka mundur të rrjedhë nga kompania dhe duke u bërë kështu publike se si do të duken S+ dhe S9+.

Kritike mund të jetë çmimi i këtij produkti, i cili do të jetë 100 dollarë më shumë se para-ardhësit e tij.

Më shumë se 100,000 njerëz pritet të ndjekin eventin nga afër në këtë shfaqje 4 ditore.

Në këtë event do të ketë prezantime të telefonave smart, demonstrime të realitetit virtual  dhe të makinave pa shofer.

Samsung ka bërë edhe një video të veçantë për të bërë që klientët e Apple të kalojnë tek ajo dhe arsyet i tregon në këtë video interesante.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj