Arrestohet drejtuesi I mjetit që shkaktoi aksidentin në rrugën Korçë-Maliq

0
1047

Arrestohet nga policia drejtuesi I një mjeti që aksidentoi me pasojë vdekjen një çift bashkëshortësh të martën pasdite në rrugën Korçë-Maliq. Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Sotir Nikolla, 63 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vloçisht, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin Saimir Shaholli, 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij shtetasen Vjollca Shaholli, 60 vjeçe, banues në fshatin Voskop, kalimtarë në rrugë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj