“Autoshkolla” përplaset me një veturë pranë fshatit Bitinckë

0
528

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Korçë-Bilisht pranë fshatit Bitinckë.

Mësohet se një autoveturë është përplasur me një makinë tjetër e cila ishte nën funksionin e autoshkollës, dhe si pasojë të dyja kanë dalë nga rruga.

Të pranishëm brenda njërit prej mjeteve ishin tre të rinj, kursantë të autoshkollës, identiteti I të cilëve nuk bëhet I ditur.

Një prej të rinjve është lënduar më rëndë nga ky aksident automobikistik. Ai është trasportuar fillimisht në spitalin e Bilishtit për ndihmë mjekësore dhe më pas në spitalin rajonal të Korçës.

Policia po heton shkaqet dhe nuk ka ndonjë të dhënë nga burime zyrtare të saj mbi përgjegjësinë e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj