E martë, 22 Shtator, 2020

Kapshticë bllokohen 54 shtetas me gra e fëmijë.

Pandemia e COVID-19 I gjen me valixhe në dorë një pjesë emigrantësh shqiptarë që provojnë në këtë situatë karantine se nuk janë...

POSTIMET E FUNDIT

Tre të plagosur pas një sherri për pronën në fshatin Pendavinj

Tre të plagosur pas një sherri për pronën mesditën e sotme në fshatin Pendavinj të bashkisë së Maliqit. 20 vjeçari Ilia Jani...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Vjen njoftimi i rëndësishëm për ju

Koronavirusi zyrtarisht prek edhe Lotarinë Amerikane. Ky virus i cili ka pezulluar të gjithë aktivitetet në botë ka ndërprerë...

Tre ushtarët e KFOR-it me koronavirus janë nga Korça

Mjeku Tritan Kalo ka treguar në një lidhje Skype në AbcNews se tre ushtarakët e KFOR-it të infektuar me Covid-19 në Kosovë...

Bulgarec makina perplas 12-vjecarin

Një fëmijë rreth 12-vjeç është dërguar në gjendje të rëndë në spital, pasi ndërsa po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një...

‘Gjuha shqipe – gjuhë zyrtare në 3 shtete’: Deklaratë e Akademisë së Shkencave

“Prej datës 14 mars 2018 gjuha shqipe ka statusin e një gjuhe zyrtare edhe në Republikën e Maqedonisë. Me vendimin që mori Kuvendi i shtetit fqinj, shqipja tashmë shenjohet si gjuhë zyrtare në tre shtete.” Kështu njofton sot, Akademia e Shkencave të Shqipërisë me anë të deklaratë, ku më tej thuhet:

Akademia e Shkencave e Shqipërisë e përshëndet me gëzim të madh këtë ngjarje me rëndësi historike, duke vlerësuar se me vendimin e tyre ligjvënësit e shtetit fqinj jo vetëm u njohën shqiptarëve një të drejtë të merituar, por dhe shfaqën para botës së qytetëruar një mendësi krejt të re.

Europeizmi, thelbi i të cilit është tejkalimi i kompleksit të antagonizmit dhe konfliktualitetit me fqinjët, iu bë i njohur botës si prirja sunduese dhe më autoritare edhe  në institucionin më të lartë shtetëror në Maqedoni, bashkë me njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Gjuha shqipe ka mbijetuar nëpër mjegullën e shekujve në bashkëjetesë dhe marrëdhënie të natyrshme me gjuhët e gjalla e ato të vdekura të rajonit; me gjuhët e perandorive dhe të supershteteve; me gjuhët e qytetërimeve dhe të liturgjive, me gjuhët e fqinjëve dhe të jofqinjëve.

Njësia e gjuhës shqipe në funksionet e saj zyrtare është përbërësja e vetme njësuese e shqiptarëve në pikëpamjen kombëtare. Shekujt i kanë ndarë ata nga pikëpamja territoriale në disa shtete dhe nga pikëpamja e besimit janë të bashkuar në disa komunitete fetare.

Faktorizimi i shqipes si gjuhë zyrtare në Maqedoninë fqinje është në të njëjtën kohë faktorizim i letërsisë shqipe dhe traditës e kulturës shqiptare bashkë me të. Gjuha shqipe historikisht nuk është shfaqur e nuk kthyer kurrë në kufi për gjuhën e tjetrit. Shkrimtarët dygjuhësh në Maqedoni, me të mirënjohurin Luan Starova dhe të tjerë si Kim Mehmeti, janë një pasuri e përbashkët e dy historive të letërsisë.

Gjuha shqipe si gjuhë zyrtare me siguri do të forcojë paqen e brendshme shoqërore në Maqedoni dhe do të inkurajojë hapa të tjerë emancipues në rrugën e përbashkët drejt procesit europeizues.

Shqiptarët në Maqedoni me siguri do ta shohin shtetin e tyre të përbashkët me popullsinë shumicë si qytetarë që gjenden sovranë në vendin e tyre.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përshëndet të gjitha përpjekjet e intelektualëve dhe të ligjvënësve të vendit fqinj për ta arritur këtë rezultat.

Latest Posts

Tre të plagosur pas një sherri për pronën në fshatin Pendavinj

Tre të plagosur pas një sherri për pronën mesditën e sotme në fshatin Pendavinj të bashkisë së Maliqit. 20 vjeçari Ilia Jani...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Vjen njoftimi i rëndësishëm për ju

Koronavirusi zyrtarisht prek edhe Lotarinë Amerikane. Ky virus i cili ka pezulluar të gjithë aktivitetet në botë ka ndërprerë...

Tre ushtarët e KFOR-it me koronavirus janë nga Korça

Mjeku Tritan Kalo ka treguar në një lidhje Skype në AbcNews se tre ushtarakët e KFOR-it të infektuar me Covid-19 në Kosovë...

Bulgarec makina perplas 12-vjecarin

Një fëmijë rreth 12-vjeç është dërguar në gjendje të rëndë në spital, pasi ndërsa po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një...

MOS HUMBISNI

Punonjësit e AKU në Korçë ndihmojnë banorët e prekur nga tërmeti

Familjeve të prekura nga tërmeti në fshatrat e Korçës ju ka ardhur në ndihmë edhe stafi i Drejtorisë Rajonale të AKU Korçë.

Qytetari ble apartamentin në Korçë, hipoteka i jep certifikatën e pronësisë të komshiut

Ilir Polena, një qytetar i Korçës zotëron çelësat e një apartamenti, por jo pronësinë e tij. Ai e bleu hyrjen në katin...

PUBLIKOHET DIPLOMA E LINDITA NIKOLLËS, MINISTRJA E ARSIMIT ME MESATARE 5.9

Publikohet dokumenti i diplomës së ministres së Arsimit Lindita Nikolla, e cila rezulton me mesataren e specialitetit 5.9., ndërsa meatarja e përgjithsme është 6.8. Dokumentin...

Pogradec arrestohet 25 vjeçari qe aksidentoi per vdekje këmbësorin

Një I ri nga rethi I Pogradecit që aksidentoi të mërkurën një të moshuar me pasojë vdekjen është arrestuar nga policia lokale. Specialistët e...

Korçë, zbulohet korrupsion në Hipotekë. Arrestohet ish drejtori dhe 4 punonjës.

Furtunë e vonuar në Hipotekën e Korçës, ku hetimet për korrupsion kanë çuar ish drejtuesin e saj dhe katër ish punonjës në pranga. Specialistët...

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.