Ora që ndodhet në qendër të qytetit ka vite që “fle” gjumë, ka dalë jashtë funksionit të saj. Akrepat e saj kanë ngelur duke treguar gjithmonë orën 11:00.
Shumë vite më parë qytetarët korçarë e kishin shumë të nevojshme atë, të cilët informoheshin për orën, por në ditët e sotme gjithçka ka ndryshuar dhe ajo orë nuk është më e domosdoshme. Në ditët e sotme jo të gjithë personat mund të kenë një orë dore me vete, por pothuajse të gjithë e kanë një celular për tu informuar rreth orës. Kjo është edhe arsyeja pse bashkia e ka lënë në harresë atë orë dhe nuk e merr mundimin për ta rregulluar. Edhe pse do të ishte diçka shumë pozitive për qytetin nëse ajo orë do të punonte.