Skënderbeu humbet! Reagojnë tifozët!

0
483

 

Lojë e dobët dhe rezultat zjgënjyes. Këto dy arsye mjaftojne për tu nervozuar tifozët e Skënderbeut. Korçarët pas përfudimit të ndeshjes kanë shprehur mendimet e tyre në rjjetet sociale.

Mjafton të shikosh komentet në faqen zyrtare të Skënderbeut në Facebook dhe te faqja e dytë më e madhe jo zyrtare e bardhekuqëve po në Facebook, atë me emrin “Skënderbeu Kampion” për të kuptuar nervozizmin e tyre.

Shumica e komenteve e kanë me lojtarin e afruar në këtë merkato, Emiljano Vilën, për të cilin kundërshtojnë presidencën dhe stafin teknik.

Me siguri që Vila nuk u prit mirë në korçë por me sa duket paraqitja e tij dhe humbja e ekipit sot ishin “qershia mbi tortë” për të nisur reagimet e shumta.

Ndërkohë rreth 50 tifozë udhetuan nga korça në gjirokastër për të mbeshtetur ekipin.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj