Aeroport edhe në Korçë, hapet proçedura për studimin e fizibilitetit

0
2196

Fondi shqiptar i zhvillimit do të financoje një studim fizibilitetit për aeroportin e Korçës. Në dokumentet teknike shkruhet se kjo proçedurë vjen pas kërkesës së bërë nga bashkitë Korçë, Pogradec, Kolonjë, Devoll, Maliq dhe Pustec të cilat i janë drejtuar Fondit, për të financuar një studim fizibiliteti për ndërtimin dhe funksionimin e Aeroportit në fushën e Lumalasit ne Korçë. Në dispozicion të këtij studimi janë vënë 7.3 milionë lekë, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave është data 3 mars 2017 shkruhet në njoftimin e agjensisë së prokurimit publik. Ky nuk është studimi i parë për këtë aeroport pasi në vitin 2017 është bërë një tjetër studim që sipas fondit ka një bazë të mirë shifrash për të kryer një studim të ri. Studimi duhet të përshijë forma dhe skenare të menaxhimit publik, privat dhe partneritet publik-privat. Të gjitha opsionet e sugjeruara duhet të përfshijnë një plan veprimi të qartë, me kostot përkatëse dhe të shtrirë në kohë për një periudhë 10-20 vjeçare. Ky studim fizibiliteti është i dyti për jugun pas atij të Vlorës .

Sotiraq Filo, kreu i bashkisë Korçë tha:

Ajo që kemi për detyrë është t’u lehtësojmë aksesin vizitorëve potencialë që duan të vizitojnë dhe vijnë në rajonin tonë dhe ndërtimi i aeroportit i shërben këtij qëllimi.”

Aeroporti i Lumalasit, vetëm gjashtë km larg qytetit do të ketë pronësi shtetërore, ndërsa shfrytëzimi, mirëmbajta dhe menaxhimi, diskutohet të bëhen nga sektori privat. Projekti parashikon realizimin e 200 fluturimeve dhe transportin e 20 mijë pasagjerëve. Në fillim të viteve ‘20 të shekullit të kaluar në Korçë funksiononin tre aeroporte. Fluturimet e para civile nga aeroporti i Lumalasit, që ishte më i madhi, nisën në vitin 1925 dhe vijuan deri në 1944. Më pas pista u përdor vetëm për qëllime ushtarake.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj