Aksident në aksin Korçë-Maliq, humb jetën 21-vjeçarja

0
1371

Një 21-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë në Vloçisht të Korçës, në aksin Korçë – Maliq. Sipas Policisë, shtetasi grek, P.B., banues në Greqi, 73 vjeç, ka përplasur me mjetin e tij, tip Toyota 21-vjeçaren S.Xh., e cila po kalonte rrugën në këmbë.

E reja ka humbur jetën menjëherë, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj