Aksidenti i eskortës së Ramës ne Korcë/ Prokuroria dyshon te ekspertiza e policisë, kërkon…

0
1605

Një ditë pas aksidentit të rëndë të Korçës ku u përfshinë dy makina të Ministrisë së Brendshme, pjesë e eskortës që shoqëronte Kryeministrin Rama, mësohet se është vënë në pranga si shkaktar i aksidentit, Spiro Naçi. Sipas policisë ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi duke drejtuar një Golf 5 përplasi makinat e eskortës.

Sakaq mësohet se i plagosur rëndë ka mbetur gardisti, Ervin Musai i cili ka dëmtuar shtyllën kurrizore dhe po trajtohet në spitalin e Traumës. Mjekët shprehen të rezerevuar për përmirësimin e shëndetit të tij. Të plagosurit e tjerë janë trajtuar në Korçë dhe nuk shfaqin rrezik për jetën.

Por, ekspertiza paraprake e policisë që nxjerr fajtor vetëm drejtuesin e mjetit civil dhe nuk gjen asnjë faj tek drejtuesit e makinave shtetërore ka lënë dyshime të forta tek prokurorët.

Prokuroria e Korçës mësohet se ka urdhëruar konsultë me ekspertë privatë pasi ekspertiza e policisë nuk mund të jenë pjesë e fashikullit hetimor. “Ka konflikt interesi, pasi dy nga mjetet i përkasin Ministrisë së Brendshme dhe janë në përdorim nga Garda e Republikës”, raporton Shqiptarja.com, duke cituar burime të organit të akuzës.

Prokuroria do të kërkojë nga eksperti privat që do të rindërtojë dinamikën e ngjarjes, shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve përfshi ato civile dhe të eskortës së Kryeministrit, distancën e mjeteve “Volksëagen” dhe “Range Rover” në momentin e frenimit, kushtet e rrugës si dhe kontrollin teknik të mjeteve të përfshira në aksident, shkruan më tej Shqiptarja.com

Në aksidentin e një dite më parë u përfshinë katër automjete; Toyota me targë MB 385 AP, Mitsubishi me targa MB 408 AA. Ndërsa dy mjetet civile janë fuoristrada me targë AA 313 DX dhe “Volksëagen” në pronësi të të arrestuarit Naçi me targë AA 426 FD.

Kujtojmë se një ditë më parë, Policia e Shtetit vetëm pak minuta pas aksidentit tha se fajin e kishte drejtuesi i mjetit “Volksëagen”. Sakaq pas një trajtimi të shkurtër në spital e vuri atë në pranga.

 

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj